Përparim Rama, kryetari i ri i Prishtinës duket se pas 14 nëntorit po ndihet fortë “chill”.
Deri tani nuk ka asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje me partitë e tjera siç janë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re apo edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Gjithçka që ka bërë deri më tani, Përparim Rama janë disa video mesazhe që i ka nisur nga Londra e ku ka thënë se Prishtinën do ta shndërroj në një ‘metropol’.
Rama tashmë është kthyer nga Londra e ku me 7 dhjetor pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Llogaritë që i ka bërë tashmë, janë të thjeshta.
Pos një nënkryetari që do ta vendos, e që është Alban Zogaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rama ka menduar të lidh marrëveshje për bashkëqeverisje vetëm me partinë e Behgjet Pacollit- AKR, por as kjo ende nuk është zyrtarizuar.
“Disa drejtori do t’i takojnë AKR-së bazuar në fuqinë politike që e ka ky subjekt politikë e që kanë dal nga zgjedhjet e fundit”, ka thënë ky burim i Gazeta Blic.
Sipas burimeve të Gazeta Blic, edhe pse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ndihmoi në fitore LDK-së, me gjasë do të mbetet në opozitë.
Jo pse këta të fundit nuk po kanë dëshirë, por kështu ka vendosur ta ‘arkitektoj’ qeverisjen e tij, Përparim Rama.
“AAK do të mbetet jashtë. Përparim Rama nuk dëshiron qeverisje me AAK”, ka thënë ky burim i Gazetës i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Se Blerand Stavileci i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë nënkryetar i Prishtinë e që më këtë do të nënkuptonte se edhe PDK do të jetë pjesë e qeverisë në Prishtinë, tashmë është demantuar nga zyrtar të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe nga ata të Lidhjes Demokratike.
Ky lajm i raportuar dje nxiti reagime të shumta.
Përveç kësaj edhe disa emrat të publikuar e të raportuar si drejtor të ardhshëm të drejtorive në Prishtinë tashmë po llogaritet si “spin” dhe se asgjë të vërtet nuk ka.
Gazeta Blic ka kontaktuar me zyrtarë të AAK në Prishtinë për të kuptuar nëse AAK ka nisur bisedimet me LDK për ndarjen e pushtetit në kryeqytet, por ata nuk kanë qenë të gatshëm të përgjigjen.
Ndërkohë, Daut Haradinaj në një status në Facebook, nuk ka treguar nëse do të jenë pjesë e qeverisjes në Prishtinë.
Ai ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Asamblesë komunale.
“Të nderuar qytetarë, Unë dhe lista ime kemi hyrë në garë për Prishtinën me të vetmin parim, ndryshimin. Gjatë tërë fushatës kemi përkrahur ndryshimin dhe të njëjtin do të vazhdojmë ta përkrahim. Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi.
Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt.
Suksese e ju priftë e mbara!
Këto burime i kanë rrëfyer Gazeta Blic se përparim Rama po ndihet shumë i qetë edhe në raport me punën e Kuvendit Komunal ku aty duhet të kalojnë buxheti dhe shumë vendime të rëndësishme për Prishtinën.
“Pushtetin e tij nuk dëshiron ta ndaj me shumë parti. Në rast se bllokohet puna në asamble për shkak të numrave, Përparim Rama ka menduar që vet të merret me secilin asamblist që tashmë ka fituar mandatin në Kuvendin Komunal”, ka treguar ky burim. Gazeta Blic.