Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, një nga detyrat e Emisarit Special të Britanisë së Madhe

12/02/2021 12:14
nga:Y I

Pas Amerikës, edhe Mbretëria e Bashkuar ka caktuar një emisar për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Sir Stuart Peach si të Dërguar të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

I njëjti do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komisionit Ushtarak të NATO-s, një rol të cilin e mban prej vitit 2018.

E një nga detyrat e Emisarit Special të Britanisë së Madhe, është edhe mbështetja e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë.

“Disa nga prioritetet e tij përfshijnë: Promovimi i institucioneve demokratike dhe shoqërive të hapura. Trajtimi i krimit të rëndë të organizuar. Inkurajimi i zgjidhjes për çështjet e pazgjidhura si krimet e luftës dhe personat e zhdukur. Përkrahjen për punën e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë. Mbështetja e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

AGK dënon gjuhën linçuese të grupit #mekryeministrin ndaj gazetarëve