Sporti

Tifozët ngacmuan gazetaren e cila ishte në lidhje direkte, zyrtarizohet akuza për dhunë seksuale

12/02/2021 11:33
nga:Mergim Rreci

Dy tifozë të Fiorentinës duhet të përgjigjen para drejtësisë për sulmin me sfond seksual ndaj gazetares sportive italiane, Greta Beccaglia, në fund të ndeshjes Empoli-Fiorentina, të shtunën e kaluar.

Pamjet direkte lane shije shumë të hidhur, megjithëse gazetarja fjalë por edhe kolegu i saj nga studioja u munduan ta kalonin këtë situatë.

Akuza për dhunë seksuale ndaj dy tifozëve të Fiorentinës është zyrtarizuar nga Prokuroria Publike e Firences.

Kanë qenë të shumtë kolegë të gazetares dhe jo vetëm që kanë reaguar në rrjetet sociale duke dënuar sjelljen primitive të tifozëve, aq më tepër në një lidhje direkte.