Lajme

Osmani për ditëlindjen e Rugovës: Na la trashëgim ura miqësie, të cilat i krijoi gjithandej globit!

12/02/2021 11:29
nga:Y I

Presdientja Vjosa Osmani, ka kujtuar ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlidjes së tij.

Ajo tha se ai kujtohet me mallin e respektin që bijtë e bijat e vendit e tregojnë për atin themelues të shtetit të tyre.

“Ibrahim Rugova, bashkë me shumē burra e gra që dhanë gjithçka për këtë vend, e rrënjosën thellë në shpirtrat tanë këmbënguljen për ta arritur lirinë e për ta krijuar shtetin e pavarur. Përtej kësaj, ai e krijoi dhe na e la trashëgim edhe modelin e papërsëritshëm dhe të pakapërcyeshëm të politikanit humanist, unifikues i jashtëzakonshëm i popullit të vet e përafrues i madh i të tjerëve rreth vlerave të vendit të tij.” shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Tutje ajo u zotua se do të kujdeset maksimalisht që trashëgimia e tij politike dhe miqësitë që i krijoi për Kosovën, të ruhen e të kultivohen më tej.

“Ai insistonte që për ta arritur lirinë fizike, duhej kultivuar para së gjithash lirinë e brendshme, si premisë mbi të cilën do ta realizonim lirinë për veten e për të tjerët. Ai na la trashëgim ura miqësie, të cilat i krijoi gjithandej globit, duke e vulosur përfundimisht aleancën e qëndrueshme e të përhershme të shqiptarëve me vendet demokratike. Këto, sikur dihet, i ndihmuan Kosovës që përfundimisht ta prekte ëndrrën për të jetuar e lirë, ëndërr që u bë realitet më 1999, me luftën çlirimtare të Kosovës.”

Postimi i plotë: