Është anuluar konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, raporton Gazeta Blic.
Ky anulim ka ndodhur për shkak që në konkursin e para disa jave, kandidati i cili ishte përzgjedhur si më i suksesshmi, Fatos Krasniqi, është tërhequr nga detyra si Kryeshef Ekzekutiv i KRUP-së.
Në njoftimin e lëshuar nga Bordi Drejtues i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, thuhet se kanë marrë email nga Fatos Krasniqi, duke treguar se ai nuk do ta marrë pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, pavarësisht se me datë: 18 nëntor të këtij viti, Krasniqi ishte përzgjedhur në këtë detyrë.
Në email-n e dërguar nga Krasniqi, jepen arsyetime pse ai nuk do ta marrë detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të KRUP-së.
Ky njoftim i Krasniqit, ishte bërë me 29 nëntor të këtij viti, disa ditë pasi ishtë përzgjedhur si më kompetenti për të drejtuar me këtë kompani.
Me këtë vendim, është anuluar të gjitha procedurat për rekrutimin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv.
Njoftimi nga KRUP-ja: