Sporti

Simon Kjaer kryen ekzaminimet e para mjekësore pas lëndimit të pësuar mbrëmë

12/02/2021 11:16
nga:Mergim Rreci

Simon Kjaer mbërriti në Clinica Columbus në Milano me paterica për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në gjurin e majtë.

Kjaer pësoi një dëmtim të rëndë në gju në minutat e para të ndeshjes të Milanit në Genoa të mërkurën mbrëma, përcjell GazetaBlic Sport.

Mëngjesin e sotëm, ai iu nënshtrua analizave në gjurin e majtë në Clinica Columbus në Milano.

Pas ndeshjes kundër Genoas, trajneri i Milanit Stefano Pioli pranoi se ishte i shqetësuar nga gjendja fizike e Kjaer.

Milani ka të ngjarë të lëshojë një deklaratë zyrtare në orët e ardhshme për të zbuluar dëmtimin e lojtarit dhe kohën e tij të mundshme të rikuperimit.