Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Presidentin historik, Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij, përcjell Gazeta Blic.
Haradinaj e ka cilësuar veten me fat që në vitet e para të pasluftës ka qenë bashkëpunëtor i tij.
“Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar” shkruan Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Në ditëlindjen e tij, me të drejtë e quaj fat për mua të isha bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, saktësisht në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte shumë probleme e tema pakufi.
Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar.
RH


