Showtime

Butrint Imeri shqetëson fansat me fotografinë nga spitali!

12/02/2021 10:04
nga:Genita C

Gjatë ditës së djeshme, Butrint Imeri ndau një fotografi që shqetësoi ndjekësit e tij.

Ai ndodhet në spital ku po qëndron afër nënës së tij, që sipas fotos që ka ndarë është e shtrirë.

Artisti nuk ka ndarë më shumë detaje përtej asaj që fotoja tregon. Ai po i mban dorën nënës së tij teksa postimin e shoqëron me një emoji zemër.