Skuadra e Liverpoolit ka fituar bindshëm në derbin ndaj Evertonit.
Lojtarët e Klopp fituan ndaj Evertonit të Benitezit me rezultatin e thellë 1:4, për të arkëtuar tre pikë tejet me rëndësi, shkruan GazetaBlic Sport.
Goli i parë në këtë duel u shënua nga Jordan Henderson, kurse Mohamed Salah dyfishoi epërsinë pak minuta më vonë.
Në fundin e pjesës së parë, Gray realizoi për 1:2.
Në pjesën e dytë, Liverpooli shënoi edhe dy herë, njëherë me Salah dhe njëherë me Jotan për ta mbyllur çështjen e fituesit.
Liverpool me këtë fitore ka 31 pikë në vendin e tretë – kurse Evertoni ka 15 pikë në vendin e 14’të.
/GazetaBlic Sport


