Lajme

E FUNDIT: Vdes 24-vjeçari që u qëllua me armë në Obiliq

12/01/2021 19:17
nga:M K

Ka vdekur 24-vjeçari që u plagos sonte në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Lajmin për Express e ka konfirmuar mjeku kujdestar Naser Syla.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45.

Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Plagoset një person në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq