I pyetur shumë për lënien e Cristiano Ronaldos jashtë ‘njëmbëdhjetës’ në duelin e fundit me Chelsean, tha se këto vendime gjenerojnë reagime të tepërta.
Më pas ai tha se ishte një vendim që dëshironte të përçonte kritikë tek Ronaldo, përcjell GazetaBlic Sport.
“Këto lloj vendimesh gjenerojnë reagime të tepërta. Dhe ka disa arsye që çojnë në një vendim. Nuk mendoj se ishte një vendim kritik. Skuadra bëri mirë, loja shkoi mirë dhe nuk ka asnjë problem”, tha Carrick, i cili e mori përkohësisht detyrën pas largimit të Solskjaer.
Kujtojmë se Carrick e ka udhëhequr skuadrën në dy ndeshje.
/GazetaBlic Sport/


