Hetuesit e Prokurorisë së Italisë po kërkojnë një ‘dokument sekret’ në lidhje me Cristiano Ronaldon dhe rregullime të veçanta të pagave në Juventus.
Cristiano Ronaldo u transferua te Manchester United në gusht, por emri i tij rishfaqet në gazetat italiane pasi Zyra e Prokurorit Publik të Torinos mblodhi dokumente për hetimin e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.
Juventusi po akuzohet për kontabilitet të rremë në rastin e fitimeve kapitale dhe Guardia di Finanza mbërriti në Continassa të premten për të mbledhur informacionin e kërkuar.
Il Corriere dello Sport raporton se ishte e nevojshme të siguroheshin dokumentacione kontabël, jokontabël, bankar dhe korrespondencë, referuar çdo operacioni të kryer nga korriku 2018 e në vazhdim.
Zyra e Prokurorit Publik të Torinos thuhet se ka nxjerrë në pah dy situata që nuk duket se janë publikuar dhe komunikuar tek organet kompetente.
I pari i theksuar është “shkrimi që vërteton ekzistencën e një “detyrimi jofederal” nga ana e Atalantës në kuadër të operacionit të transferimit të dyfishtë të lojtarëve Merih Demiral dhe Cristiano Romero.
Dhe rasti tjetër ka të bëjë me një ‘marrëveshje private në lidhje me marrëdhëniet kontraktuale dhe borxhet e pagave të futbollistit Cristiano Ronaldo’.
Guardia di Finanza ka nisur të kërkojë dokumente në lidhje me Ronaldon pasi ka zbuluar ‘dokumentet sekrete’ nga një prej përgjimeve.
/GazetaBlic Sport/


