Sporti

Përfundojnë disa nga ndeshjet e Kupës së Kosovës, ja skuadrat që kalojnë tutje

12/01/2021 14:28
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.

Kryeqytetasit e fituan këtë takim me rezultat 0 me 4, shkruan GazetaBlic Sport.

Golat e fitores u shënuan nga Endrit Krasniqi (2’), Sabien Lilaj (10’) dhe Oto John (79’, 81’).

Gjilani poashtu triumfoi ndaj A&N, me rezultat 0 me 1. Ulpiana e mposhti Vëllaznimin 3 me 0, poashtu Drenica triumfoi ndaj Vllaznisë së Pozharanit 3 me 0.

Llapi e mposhti Kikën me rezultat 2me 1. Tutje u kualifikua edhe Ballkani pas fitores së thellë ndaj Rahovecit, 1-3.

Pas pak publikohen të gjitha rezultatet e ndeshjeve tjera.

/GazetaBlic Sport/