Lajme

Lulzim Beqiri emërohet zv. Sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Drejtësisë, nuk i vazhdohet mandati Bajraktarit

12/01/2021 13:41
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Drejtësisë është bërë me zëvendës të ri të Sekretarit të Përgjithshëm.

Drejtori i Departamentit për Integrime Europiane dhe Koordinim të politikave në këtë ministri, Lulzim Beqiri është emëruar zëvendësueses i Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Drejtësisë.

Vendimi është nënshkruar nga ministrja, Albulena Haxhiu ka hyrë në fuqi nga sot.

Kujtojmë se deri tash Zv. Sekretar i Përgjithshëm, ka qenë Ardian Bajraktari të cilit nuk i është vazhduar mandati.