Sporti

Messi apo Ronaldo? Kjo është përgjigja e Zlatan Ibrahimovic

12/01/2021 13:38
nga:Mergim Rreci

Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur të komentojë në lidhje mbi debatin e madhe mes Messit e Ronaldos.

Ibrahimovic shquhet për deklaratat e tij interesante, por kësaj here ai ishte i vendosur me përgjigjen e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai zgjodhi Messin para Ronaldos, kjo edhe për faktin se ka luajtur me të së bashku.

“Të dy janë shumë të mirë. Më lejoni të them Messi sepse kemi luajtur së bashku”, tha Ibrahimovic.

/GazetaBlic Sport/