Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes.
Flirtimet e Donaldit me Beatrixën bëri që Bora të jetë pjesë e medieve rozë, shkruan GazetaBlic.
Mbrëmë gjatë spektaklit emri i Borës u përmend mjaft shumë veçanarisht kur Donaldi shprehi haptas pëlqimin që ka për Beatrixën.
Pas kësaj, Arbana Osmani i dha një mesazh ekrani duke u shprehur se e ndjen presionin që ka ajo.
“Më vjen keq që një vajzë si Bora është futur në këtë situatë. Duhet të jetë një presion shumë i madh për të. Unë si grua e kuptoj shumë mirë dhe kam qenë një nga ato që ndjeja se mund të kishte një dashuri përrallash mes tyre, por asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë do secili prej dy protagonistëve. Të gjithë ne që jemi jashtë duhet të respektojmë si Borën dhe Donaldin”, tha Arbana./GazetaBlic/



