Showtime

Plas sherri mes Arjolës dhe Antonelës, arsyeja ish-konkurrenti i Përputhen

11/30/2021 21:59
nga:Genita C

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Arjolës dhe Antonela brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Edhe gjatë spektaklit dyshja po debatojnë ashpër, derisa nga opinionistët janë pyetur se cila realisht është arsyeja e kësaj zënke.

Antonela u shpreh se arsyeja është në fakt Atdheu i Përputhen, pasi sipas saj Arjola e kishte pyetur, e edhe motra e saj gjithë kohës ish-konkurrentin për Antonelën.

“Arsyeja e zënkës është Atdheu i Përputhen. Ti ke shkuar e ke pyetur për mua Atdheun. Ka qenë motra e Arjolës ajo e cila i ka shkruar Atdheut”, u shpreh Antonela.

Derisa në anën tjera, Arjola tha se atë e ka thjesht shok dhe e njeh prej gjashtë vjetësh.