Skuadra e Newcastle sonte takohet me Norwich Cityn.
Newcastle e mirëpret Norwichin me fillim nga ora 20:30, në kuadër të xhiros së 14’të të Premierligës, shkruan GazetaBlic Sport.
Do të jetë një përballje mes dy skuadrave të fundit në renditjen tabelare. Newcastle ndodhet në vendin e fundit në tabelë me 6 pikë, kurse Norwich ndodhet në vendin e parafundit me 9.
Në këtë duel nga minuta e parë për ekipin e Norwichit do të luajë sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Ja formacionet zyrtare:
Newcastle XI: Dubravka; Manquillo, Schar, Clark, Lewis; Shelvey, Willock, Fraser, Joelinton, Saint-Maximin; Wilson.
Norwich XI: Krul; Aarons, Hanley, Gibson, Williams; McLean, Rupp, Gilmour; Sargeant, Tzolis, Pukki.
/GazetaBlic Sport


