Sporti

Ansu Fati nuk dëshiron të mungojë ndaj Bayern Munich, stërvitet edhe në ditët e pushimit

11/30/2021 19:09
nga:Lorik J

Ansu Fati po bën gjithçka që të rikuperohet në kohë për të ndihmuar Barcelonën në ndeshjen vendimtare ndaj Bayernit, më 8 dhjetor, për Champions League.

Barcelona është e dyta në Grupin E, që udhëhiqet nga Bayerni, por ka vetëm dy pikë më shumë se Benfica, përcjell GazetaBlic Sport.

Rezultati i kësaj loje do të jetë vendimtar për ecurinë e tyre në Champions League apo për eliminimin dhe kalimin në Europa League.

Kjo lojë është një finale për ekipin katalunas dhe sulmuesi i ri nuk dëshiron të mungojë. Megjithëse trajneri Xavi Hernández i dha skuadrës një pushim dy-ditor, por Ansu Fati vazhdoi të punojë për të përshpejtuar rikuperimin nga dëmtimi i këmbës së majtë.

/GazetaBlic Sport