Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se aktualisht nuk ka marrëveshje zyrtare për të bashkëqeverisur në Podujevë, shkruan Gazeta Blic.
Kësisoj, për kundër faktit se të premten ka thirrur mbledhjen inaguruese, Bulliqi thotë për “Gazeta blic” se akoma nuk kanë diskutuar me partitë politike për koalicone të mundshme.
“Mbledhja inaguruese është thirrur për ditën e premte, ndërsa për koalicone akoma nuk kemi vendosur diçka, s’kemi filluar ende të flasim me ndonjë parti”, thotë Bulliqi.
Nga ana tjetër, Besnik Tahiri nga AAK, duke mos dashur të shpalos detaje, thotë për ‘Gazeta Blic’ se vendimi për koalicion me LVV-në, i takon degës dhe se kjo çështje akoma nuk është diskutuar.
“Nuk kemi asnjë marrëveshje deri më tani. Ne nuk e kemi diskutuar këtë çështje vendimi është i degës a hyn në koalicion a nuk hyn”, deklaron Tahiri.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Shpejtim Bulliqi ka fituar zgjedhjet lokale në raundin e dytë me 14 nëntor.
Ai mposhti kundërkandidatin nga radhët e LDK-së, Ekrem Hysenin. Por që partia e tij doli e dyta në raundin e parë sa i përket ulseve në Kuvendin Komunal duke siguruar 13 sosh nga 35 sa i ka komplet Kuvendi i kësaj komune.