Sporti

Manchester United – Young Boys, ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes dilemave të mëdha

11/30/2021 15:15
nga:Mergim Rreci

Sipas BBC, karantina e detyrueshme për ata që mbërrijnë në Britaninë e Madhe nga Zvicra mund të rrezikojë zhvillimin e ndeshjes së planifikuar për në datën 8 dhjetor, mes Manchester United dhe Young Boys, duke llogaritur raundin e fundit të fazës së grupeve të Champions League.

Izolimi i detyrueshëm 10-ditor është një nga kushtet që i vendoset Zvicrës nga Mbretëria e Bashkuar dhe opsionet për mbajtjen e këtij takimi janë shtyrja e tij ose luajtja e lojës në terren neutral, në një vend pa kufizime në udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar ose të Zvicrës, përcjell GazetaBlic Sport.

Djajtë e kuq tashmë janë kualifikuar, por Young Boys në rast fitoreje mund të garantojë ende një vend në Europa League.

/GazetaBlic Sport/