Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka uruar emërimin në krye të FSK-së, Bashkim Jasharit.
Haxhiu në shkrimin e tij thekson se Bashkimi si një ushtar profesionist do ta përmbush me sukses misionin dhe idealin e familjes duke e zhvilluar dhe avancuar FSK-në me standardet ndërkombëtare.
“Kam besim se gjeneral Bashkim Jashari do ta kryej me nderë dhe profesionalizëm këtë detyrë, ashtu siç luftoi me familjen në realizimin e ëndrrës shekullore për liri, edhe sot në paqe do ta realizoj aspiratën tonë, antarsimin e FSK- së në NATO” shkruan Haxhiu në facebook.
Postimi i plotë:
Urime emërimin në krye të FSK-së gjeneral Bashkim Rifat Jashari!
Bashkimi si një ushtarak profesionist do ta përmbush me sukses misionin dhe idealin e familjes duke e zhvilluar dhe avancuar FSK-në me standardet ndërkombëtare, në ushtri moderne.
Kam besim se gjeneral Bashkim Jashari do ta kryej me nderë dhe profesionalizëm këtë detyrë, ashtu siç luftoi me familjen në realizimin e ëndrrës shekullore për liri, edhe sot në paqe do ta realizoj aspiratën tonë, antarsimin e FSK- së në NATO.
Suksese gjeneral!


