Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka falenderuar Rrahman Ramën, për shërbimin e tij në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.
“Falemnderit Gjeneral”, fillon shkrimi i Hoxhajt, që përshkruan bashkëpunimin mes tij dhe Ramës, në kohën sa ky i pari, ishte nën udhëheqje të ministrisë së Punëve të Jashtme.
Hoxhaj thotë se “Gjeneral Rama, si pakkush personifikon profesionalizmin dhe suksesin e FSK-së, duke qenë pjesëmarrës kryesor i transformimit të TMK-së në FSK!”.
Shkrimi i plotë nga Enver Hoxhaj:
Falemnderit Gjeneral!
Si ministër i Jashtëm, me gjeneralin, Rrahman Rama kemi pasur takime në selinë e NATO-s, në Pentagon, në Uashington, Bruksel dhe kryeqytete tjera botërore.
Aty kam parë profesionalizin, integritetin e lartë të tij. Gjenerali Rama, si pakkush personifikon profesionalizmin dhe suksesin e FSK-së, duke qenë pjesëmarrës kryesor i transformimit të TMK-së në FSK!


