Lajme

50 vjeçari nga Ferizaj ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, arrestohet

11/30/2021 10:17
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas policisë, i dyshuari i moshës 50 vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij, 44 vjeçare.

Madje e njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion, se në rr. ‘‘Vezir Jashari ’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet N.E (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij , me inicialet L.N ( F/K) e moshës 44 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore . Për këtë e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj .

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve- Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.