Sporti

Ronaldinho reagon pasi që Messi e fitoi “Topin e Artë”: Ka akoma mundësi edhe për më shumë

11/30/2021 08:28
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi ka fituar çmimin “Topi i Artë 2021”.

Futbollisti i PSG’së, Leo Messi është shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2021, pas arritjeve që kishte në këtë vit, shkruan GazetaBlic Sport.

Messi kishte grumbulluar 613 pikë, 33 më shumë se Lewandowski që ishte në vendin e dytë në listë.

Pas triumfit të tij ka reaguar edhe Ronaldinho.

“Urime Leo Messi! Është një gëzim i madh të të shoh me një tjetër top të artë, ti meriton gjithçka që ndodh në jetën tënde… Tashmë është 7 dhe akoma mundësi për më shumë?!?! Hahahaha miku im”, tha Ronaldinho.