Showtime

Blero: Messi do t’i fitojë edhe tre “Topa të Artë”

11/29/2021 23:13
nga:Lorik J

Futbollisti Lionel Messi është përzgjedhur fituesi i Topit të Artë për vitin 2021.

Përkundër se ishte i përfshirë në garë me konkurrentë të shumtë, ylli argjentinas ka arritur të dalë i pari në ceremoninë e zhvilluar në ‘Theatre du Chatelet’.

Reagimet lidhur me këtë kanë qenë të menjëhershme në rrjet, gjersa fitores së Messit iu gëzua edhe këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi.

Ky i fundit në një reagim të bërë në rrjete sociale, saktësisht në InstaStory, theksoi se i njëjti do të fitojë edhe tri çmime të tjera në këtë eveniment madhështor.

“Edhe tre topa të artë do t’i marrë ky njeri ju garantoj. Gjithsej dhjetë”, u shpreh Muharremi.