Sporti

Zyrtare: Jorginho zë vendin e tretë në garën për Topin e Artë, lë pas Benzeman dhe Kanten

11/29/2021 21:48
nga:Lorik J

Gala mbrëmja e Topit të Artë në Paris ka filluar.

France Football ka filluar të dhurojë çmimet e mëdha që janë në planprogram, shkruan GazetaBlic Sport.

Në vendin e pestë për garën në Topin e Artë është futbollisti francez, N’Golo Kante.

Në vendin e katërt është pozicionuar, Karim Benzema, kurse në vendin e tretë ishte Jorginho – që fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe Kampionatin Evropian me Italinë.

/GazetaBlic Sport