Lajme

Rrëfimi i Bekim Gashit për nënën dhe 4 motrat e zhdukura: Më është bërë fiksim çdo grumbull dheu

11/29/2021 20:42
nga:Q R

Edhe 20 vjet pas Luftës në Kosovë mijëra fate njerëzish, që konsiderohen persona të zhdukur, janë ende të pazbardhura.

Bekim Gashi nga fshati Tërrnje e Suharekës ka vetëm fotografitë e nënës dhe katër motrave që konsiderohen ende të zhdukura.

‘Tani mu ka fiksuar ajo që çdo gropë që shoh them sikur të kisha fuqi ta hap dhe të shoh a janë ato aty”, thotë ai për DW.

Një ekspozitë me titullin “Më mirë ish varri sesa mos me ditë” tërheq vëmendjen për këtë plagë ende të hapur për familjarët.