Në nder të aktorës së mirënjohur dhe shumë të dashur për gjithë publikun shqipëfoles, Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostifikua me tumor në tru, organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë.
Qëllimi i kësaj ecje është të solidarizohemi me sfidën e Adrianës, për të cilën lutemi të gjithë që ta fitoj si çdo peripeti që e ka kaluar në jetë, kohëzgjatja e ecjes do të jetë një orë.
Pjesë e saj mund të jetë çdo kush, në këtë organizim ftohen të gjithë miqtë, artdashësit, dhe familjarët të cilët kanë dëshirë ta përkrahin Adrianën në këtë luftë dhe ti tregojmë që jemi të gjithë bashkë me të.
Ecja do të jetë nesër më 30 nëntor nga ora 12:00 deri në ora 13:00



