Ish-hetuesi në Policinë e Kosovës, Halit Shaljani ka komentuar mënyrën e trajtimit nga ana e autoriteteve, të rastit të vrasjeve në Gllogjan të Deçanit.
”Për rastin konkret ne kuadër të kompetencave të veta që i kanë policia janë ndërmarr ato veprime që ka qenë e mundur, tek rasti konkret pa dashur të hyjë në hetim, por ka mundur të ndalohen edhe personat të cilët kanë qenë në afërsi, sepse edhe ligji ua lejon ndalimin për gjashtë orë nga policia, me qëllim të marrjes më të shpejtë të informacioneve”, ka thënë Shaljani.
Ai theksoi se së pari duhej të bëhej kufizimi i çdo lëvizje dhe dalje, e pastaj pastrimi i terrenit.
”Është dashur të bëhet unaza e çeliktë, siç e themi ne në polici, që kufizimi i çdo lëvizje dhe dalje që dërgon deri të vend i krimit dhe pastaj të bëhet pastrimi i terrenit, kjo duhet më njësinë speciale, duke përfshirë edhe teknologjinë me dron që do të lehtësonte shumë më shumë hetimet në këtë rast”, tha Shaljani në Klan Kosova.
”Mund të ndodhë që edhe ajo që të jetë që kryerësi i veprës që të jetë një shtetas i huaj, mirëpo kur të lidhemi me hetimet duhet të kemi parasysh për të vazhduar hetimet, policia duhet të ketë kushtet, duhet të jetë monitorimi përmes kamerave, në raste të këtilla do të ishte shumë e lehtë të ndriçohen rastet”, shtoi ai.
Në fund Shaljani tha se nganjëherë dhënia e shumë informacioneve mund të prish hetimet, gjithmonë për publikun duhet të jepen ato që nuk mund të dëmtojnë procesin.