France Football ka nisur të zbulojë renditjen finale të garës së ngushtë për triumfin në çmimin e madh “Topi i Artë”.
Si çdoherë, edhe këtë vit, France Football do të zbulojë renditjen nga vendi i 30’të deri tek vendi i parë, i cili do të jetë fituesi, shkruan GazetaBlic Sport.
Deri tani France Football ka zbuluar renditjen nga vendi i 30’të deri tek vendi i 11’të, derisa në garë kanë mbetur vetëm edhe 10 lojtarë, mes të cilëve ndodhet edhe fituesi.
Ja lista e 10 lojtarëve më të mirë në botë:
- Karim Benzema
- Kevin De Bruyne
- Gianluigi Donnarumma
- Jorginho
- N’Golo Kanté
- Robert Lewandowski
- Kylian Mbappé
- Lionel Messi
- Cristiano Ronaldo
- Mo Salah
/GazetaBlic Sport


