Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në Facebook, ka treguar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh.
Matoshi ka shkruar se para nëntë vitesh kur ishte diagnostikuar me tumor, ka qenë shtatzënë.
Postimi i saj u shpërnda gjithë ditën në rrjetet sociale dhe mori mbështetje nga qytetarët e figurat publike.
Adrianës nuk i mungoi mbështetja as nga koleget e saj.
Në një postim në Facebook deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu ka shkruar disa fjalë për Adrianën: “Të njoh gjatë e ta di forcën për me i tejkalu problemet.Zoti të pastë në dorë.Krejt lutjet e mija janë për ty shoqe”,/GazetaBlic/


