Sonte ndahen çmimi më i rëndësishëm individual në botën e futbollit.
Ceremonia e Topit të Artë do të zhvillohet në Paris këtë mbrëmje, ku Lionel Messi, Robert Lewandowski e Jorginho shihen si më të preferuarit për ta fituar çmimin më të rëndësishëm individual, shkruan GazetaBlic Sport.
France Football megjithatë ka zbuluar para pak çastesh se sonte do të dhurohen edhe dy çmime të reja.
Sipas mediave spanjolle, dy çmimet e reja që do të dhurohen sonte janë: “Klubi i vitit dhe Golashënuesi më i mirë i vitit”.
Këto çmimet do të dhurohen për herë të parë.
/GazetaBlic Sport
?| The new awards will be:
-Club of the year.
-Best goalscorer of the year.#BallonDor #rmalive— Madrid Zone (@theMadridZone) November 29, 2021


