Sporti

Zyrtare: Neymar do të mungojë 6 deri në 8 javë pas lëndimit të frikshëm

11/29/2021 16:21
nga:Lorik J

Super sulmuesi i PSG’së, Neymar Junior ka pësuar një dëmtim të frikshëm në fundjavën e kaluar në takimin ndaj St Ettiene.

Sot, ekipi mjekësor i PSG’së ka njoftuar se lëndimi i Neymarit është serioz dhe se lojtari brazilian do të mungojë të paktën 6-8 javë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Analizat e kryera mbrëmë konfirmojnë se Neymar Jr vuan nga një ndrydhje e këmbës së majtë me dëmtim të ligamentit. Pritet që lojtari të mungojë prej 6 deri në 8 javë. Një testim i ri do të bëhet në 72 orë për të specifikuar evolucionin”, njofton klubi i PSG’së.

Kjo nënkupton që lojtari do të jetë i gatshëm të luajë sërish në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm.

/GazetaBlic Sport