Sporti

Nuhiu: Gjatë gjithë kohës kishim kontrollin e lojës, djemtë treguan karakter

11/29/2021 15:28
nga:E K

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Skuadra vendase fitoi me rezultat të thellë ndaj Dukagjinit 4-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatori i dy golave te Drita ishte, Muja, i cili realizoi në minutat 9 dhe 61 të takimit, kurse Ilir Blakqori shënoi për 3-0 në minutën e 84’të të takimit.

Ardit Tahiri i dha epilogun përfundimtar këtij takimi i cili shënoi në minutën e 93’të të takimit.

Pas ndeshjes për Art Sport ka folur trajneri, Ardian Nuhiu ,i cili tha se lojtarët e tij treguan karakter të fortë.

“Ishte e rëndësishme të kthehemi djemtë treguan karakter, mua më gëzon fakti se si u zhvillua ndeshja, lojtarët ishin të përqëndruar në maksimum, ne kishim lojën në kontroll edhe kur ishim të barabartë numerikisht. Çdo futbollist është i rëndësishëm, të gjithë po e kryejnë punën me përgjegjësinë më të madhe”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/