Sporti

Dallku: VAR po funksionon sipas qefit, për dikë mirë për dikë keq, jemi më të dëmtuarit në Superligë

11/29/2021 15:07
nga:E K

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Skuadra vendase fitoi me rezultat të thellë ndaj Dukagjinit 4-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatori i dy golave te Drita ishte, Muja, i cili realizoi në minutat 9 dhe 61 të takimit, kurse Ilir Blakqori shënoi për 3-0 në minutën e 84’të të takimit.

Ardit Tahiri i dha epilogun përfundimtar këtij takimi duke shënuar në minutën e 93’të të ndeshjes.

Pas ndeshjes për Art Sport ka folur trajneri, Dallku ,i cili tha se Dukagjini është skuadra më e dëmtuar nga referët në Superligë.

“Pati gjithçka por kundër nesh, ne dolëm me një lojtar më pak, ata duhej të ndëshkoheshin me dy kartona të verdhë, kurse neve na larguan lojtarin me karton direkt të kuq, jemi ekipi më i dëmtuar në Superligë, në rastin e Blakqorit referi nuk mori guxim as të shikoi VAR-in, VAR po funksionon sipas qefit, për dikë mirë për dikë keq. Nuk dua të më falin penalltin, por kur është është aq”, deklaroi Dallku.

/GazetaBlic Sport/