Lajme

Pahor: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, të tejkalohen mosmarrëveshjet

11/29/2021 11:47
nga:N M

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, sado që sipas tij, nuk është një proces i lehtë.

“Nuk është rrugë e lehtë, por Sllovenia e mbështet Kosovën. Dialogu nuk është i thjeshtë – duhet të zgjidhen çështje shumë komplekse”.

“Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, tha Pahor në një konferencë për media me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani: Sllovenia të na ndihmojë për t’i bindur ato pak shtete që të na e japin liberalizimin e vizave