Sporti

De Bruyne zgjedhet ‘playmakeri’ më i mirë i vitit 2021 nga IFFHS

11/29/2021 11:46
nga:E K

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2021 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Reprezentuesi belg fitoi me një avantazh të qartë ndaj Lionel Messit, duke grumbulluar në total 160 pikë kundrejt 105 të argjentinasit, shkruan GazetaBlic Sport.

Bruno Fernandes, portugez i Manchester United, shfaqet në vendin e tretë me të njëjtat pikë (15) si Thomas Muller, nga Bayerni. Jorginho (Chelsea) përfundon top-5 me 10 pikë.

/GazetaBlic Sport/