Lorenzo Insigne pranon se dje ishte një natë shumë e veçantë për Napolin pasi mposhti Lazion e Maurizio Sarri 4-0 dhe nderoi Diego Armando Maradona.
Napoli bëri një paraqitje madhështore, duke ‘shkelur’ Lazion me golat e Piotr Zielinski, Fabian Ruiz dhe dy gola të Dries Mertens, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes së djeshme ka folur Insigne për DAZN, i cili tha se performanca e tyre ishte për t’a nderuar Maradonan.
“Më pëlqeu vërtet dhe objektivi është të shijoj futbollin si dhe të marr fitoren”, tha Insigne për DAZN.
“Kemi pasur një rrugëtim të mrekullueshëm me Sarrin, edhe nëse nuk mund të fitonim. Luciano Spalletti ka nisur një epokë të re dhe ne po e mbyllim diferencën nga pjesa tjetër e ekipeve.
“Ne bëmë shumë gabime kundër Interit dhe megjithatë mund të merrnim një barazim, kështu që sonte ne erdhëm këtu të sigurt në aftësitë tona”.
“Ne donim të kujtonim Diegon me një paraqitje të mrekullueshme, me të vërtetë do të thoshte shumë për ne që ta nderojmë atë sonte.”
/GazetaBlic Sport/


