Showtime

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë stilisti që bëri histori

11/28/2021 20:21
nga:Genita C

Ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare Virgil Abloh, drejtor artistik për veshjet e meshkujve në Louis Vuitton që nga viti 2018 dhe themelues i labelit Off-White.

Dizajneri i veshjeve për meshkuj të Louis Vuitton, ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së kancerit prej së cilës vuante prej vitesh.

Lajmin e bëri të ditur LVMH, kompania franceze që zotëron markën e modës luksoze duke treguar se dizajneri ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

“Ne jemi të gjithë të tronditur pas këtij lajmi të tmerrshëm,” tha shefi i LVMH Bernard Arnault. “Virgil nuk ishte vetëm një dizajner gjeni, një vizionar, ishte gjithashtu një njeri me shpirt të bukur dhe me mençuri të madhe”.