Showtime

Reagimi i Feros kur kuptoi se një fans i tij ndërroi jetë në aksidentin në Bullgari

11/28/2021 16:49
nga:Genita C

Mëngjesin e së martës një aksident tragjik ndodhi në Bullgari, në autobusin me shqiptarë që po kthehej nga Turqia.

Si pasojë e kësaj humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, përfshirë këtu edhe 12 fëmijë.

Reagimet gjatë gjithë javës për rastin e rëndë kanë qenë të shumta si nga liderët politikë e po ashtu edhe nga artistët shqiptarë.

Reperit nga Gjilani, Feros, i është dërguar një fotografi në InstaStory përmes të cilit thonë se në mesin e viktimave ishte edhe një fans i tij.

“O Fero një fans i yti ka ndërruar jetë në tragjedinë me autobusin në Bullgari”, shkruhej në postim teksa një replikë nuk mungoi nga 24-vjeçari duke thënë: “Zoti në xhenet inshaAllah”.