Fit&Sexy

10 sekrete që grimi t’ju zgjasë nga mëngjesi deri në mbrëmje

11/27/2021 17:15
nga:G C

Që grimi juaj t’ju mbajë nga mëngjesi në darkë, së pari duhet të krijoni një rutinë të mirë kujdesi për lëkurën tuaj dhe jo të përpiqeni të mbuloni defektet e saj me anë të grimit.

Përgatisni lëkurën. Para se të filloni të grimoheni, pastroni fytyrën me një tampon pambuku me qumësht pastrues. Pastaj lajeni me një sapun me pH neutral dhe më pas aplikoni një tonik ekuilibrues me anë të një pambuku.
Përdorni një primer sidomos, nëse keni një lëkurë të yndyrshme ose miks.
Përdorni një fondotintë me formulën e duhur:
Oil free— për lëkurat e yndyrshme

Efekt mat— për lëkurat miks

Nutritous–për lëkurat e thata dhe alergjike

Përdorni një pudër pluhur për të fiksuar grimin pasi ka aftësi absorbuese ndaj elementeve si djersa, serumi, lotët, etj.
Nëse doni një grim nga mëngjesi në mbrmje përdorni produkte ‘waterproof’
Përdorni blush mollëzash në formë pluhuri duke e sfumuar nga qendra në drejtim të periferive.
Përdorni një spray fiksues. Ai forcon efektin e primer-it dhe siugrohuni ta mbani 20 cm larg fytyrës.
Hidratoni mirë buzët para se të vendosni buzëkuqin.
Kujtohuni të mos e prekni fytyrën ose fërkoni sytë.
Mbani me vete letra të holla përthithëse të grimit me vete.