Ka përfunduar ndeshja Ulpiana – Prishtina.
Skuadra kryeqyteti arriti fitore shumë të rëndësishme në këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar ishte 0 me 3.
Leotrim Kryeziu realizoi dy gola në këtë takim, kurse Besnik Krasniqi një nga penalltia.
Ulpiana u mundua që disa herë ta rrezikoi portën e Prishtinës, por nuk arriti të bëjë diçka më shumë.
Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic tha se është i lumtur me fitoren dhe tregoi se çfarë ka ndryshuar tek kjo skuadër.
“Kemi luajtur kundër një ekipi të mirë si Ulpiana, duhet të jemi më agresivë dhe jam i kënaqur me fitoren. Ndryshimet nuk bëhen me hapa të mëdhenj, bëhen me hapa të vegjël por me rezultate në to. E kam ndryshuar sistemin e organizimit të ndeshjeve tek Prishtina dhe pres që të vazhdojmë me rezultatet të tilla”, tha trajneri Ibrakovic.
/GazetaBlic Sport/


