Lajme

Gjykata Speciale refuzon kërkesat e avokatëve për të hedhur poshtë akuzat ndaj Gucatit e Haradinajt

11/27/2021 12:20
nga:M K

Trupi Gjykues në rastin e Gucatit e Haradinajt në Speciale ka marrë vendim në lidhje me kërkesën e avokatëve për të hedhur poshtë akuzat ndaj tyre.

Trupi Gjykues ka nxjerrë vendim që të hedhë poshtë kërkesën e mbrojtjes të bërë 17 nëntor, shkruan lajmi.net.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues me në krye gjyqtarin Charles Smith.

Me këtë rast, ai ka kërkuar nga palët që parashtresat në lidhje me vendimin t’i dërgojnë deri më 13 dhjetor.