Theo Hernandez është në mesin e futbollistëve më të rëndësishëm tek Milani.
Me paraqitjet e tij të mrekullueshme tek “Rossonerët”, e ka rikthyer vëmendjën e klubeve më të mëdha evropiane në drejtim të tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, sipas ‘Tuttomercato Web’, drejtuesit e klubit dhe futbollisti spanjoll kanë rënë dakord që ta vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.
Hernandez ka kontratë aktuale deri në qershor 2024, ndërsa do të rinovojë edhe për dy vite tjera duke përfituar rritje page në 4 milionë euro plus bonuse.



