Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot në këtë komunë do ndizen qirinj me fillim nga ora 16:00 në shenjë proteste dhe solidarizimi për rastin e mbrëmshëm në Gllogjan ku u vranë tre persona, dy prej të cilëve nxënës.
Ai ka njoftuar se ky akt do të jetë protestë dhe solidirzim me familjarët e viktimave.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit,
Ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëm tragjikisht humbën më të dashurit e tyre!.