Lazio kërkon të shesë Vedat Muriqin dhe Fenerbahce është e interesuar ta rikthejë atë.
Negociatat mes dy skuadrave vazhdojnë. Fenerbahçe planifikon ta mbyllë transfertën e Muriqit me një pjesë të parave nga shitja e Attila Szalait, përcjell GazetaBlic Sport.
Duke përshpejtuar kërkimin për një golashënues, objektivi i parë i Fenerbahçes është ish-sulmuesi Vedat Muriqi. Verdheblutë duan të marrin me huazim Vedat Muriqin, të cilin ia shiti Lacios për 18.5 milionë euro. Klubi italian vendosi ta shesë në mënyrë rigoroze lojtarin 27-vjeçar.
Vedat Muriqi, i cili qëndroi në fushë për 252 minuta në 11 ndeshje zyrtare këtë sezon, ka bërë vetëm 1 asistim. Sulmuesi 27-vjeçar, i cili ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ka një vlerë tregu prej 8 milionë eurosh. Vedat Muriqi ka shënuar 18 gola në 35 ndeshje për Kombëtaren e Kosovës.
/GazetaBlic Sport/


