Lajme

Muharrem Nitaj: E trishtë vrasja e fëmijëve në Deçan

11/26/2021 23:02
nga:Mergim Rreci

Anëtari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar pas krimit që ka ndodhur në Gllogjan ka kanë mbetur të vrarë tre persona, në mesin e tyre edhe dy nxënës.

Nitaj ka shkruar në Facebook ku është shprehur i trishtuar me vrasjen e fëmijëve.

“I trishtë lajmi i vrasjes së fëmijëve në Deçan! Trishtim se çka mund të bëjë dora vrastare e një qenjeje njerëzore, por që s’mund të jetë njeri! Ngushëllimet më të thella familjeve”, ka shkruar Nitaj.