Kujdestarja e vajzës 18 vjeçare që u vra sonte në rastin tragjik në Gllogjan, duke e mallkuar dorasin.
Ajo gjithashtu ngushëlloi familjarët e të vrarëve në tragjedinë e sotshme.
Një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, diku në mes të fshatit Shaptej dhe Gllogjan, është sulmuar nga të paktën një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur 3 persona dhe një është plagosur.
Lajmin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, i cili tha se zyrtarisht tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Të vrarët janë dy nxënës, djalë dhe vajzë të moshës së re dhe shoferi i autobusit.
“Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri”, tha Nikçi .
Nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e së premtes.



