Lajme

Trupi i pajetë i shoferit, ende nuk është larguar nga vendin i ngjarjes

11/26/2021 22:17
nga:Mergim Rreci

Detaje të reja janë zbuluar për tragjedinë e katërfishtë që tronditi sonte Gllogjanin e Deçanit.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i shoferit po vazhdon të qëndroj në vendin e ngjarjes ku edhe pritet të arrijë ekipi i Mjekësisë Ligjore i cili më pas do ta bëj edhe tërheqjen e kufomës.

Deri më tani, zyrtarisht është bërë e ditur për tre të vdekur dhe disa të lënduar që po vazhdojnë të trajtohen në spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë ekipet e forenzikës, njësitet policore si dhe prokuroria të cilat janë duke zhvilluar hetimet për ngjarjen tragjike që trondit vendin mbrëmjen e sotme